Konfigurimi i postës elektronike
Përdorni aplikacionin e postës elektronike në pajisjen tuaj për të dërguar dhe për të marrë
mesazhe të postës elektronike nëpërmjet llogarive tuaja të postës elektronike. Mund të
keni njëkohësisht një ose disa llogari të postës elektronike, duke përfshirë llogaritë e
korporatës të Microsoft Exchange ActiveSync.
Për të konfiguruar një llogari të postës elektronike
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
Dërgo postë elek..
3
Për të përfunduar konfigurimin, ndiqni udhëzimet që shfaqen në ekran.
Për disa shërbime të postës elektronike, mund të duhet të kontaktoni me ofruesin e
shërbimeve të postës elektronike për informacionin rreth cilësimeve të detajuara për llogarinë e
postës elektronike.
Për të shtuar një llogari shtesë të postës elektronike
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
Dërgo postë elek..
3
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te
Cilësimet > Shto llogarinë.
4
Ndiqni udhëzimet në ekran. Nëse cilësimet për llogarinë e postës elektronike nuk
mund të shkarkohen automatikisht, përfundoni konfigurimin manualisht.
5
Kur të mbaroni, trokitni lehtë
TJETRI.